Koke e do Messin në Atletico, madje ka një plan si ta bind atë të luajë me skuadrën nga Madridi

Futboll

Koke e do Messin në Atletico, madje ka një plan si ta bind atë të luajë me skuadrën nga Madridi

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:32
Lionel Messi

Mesfushori i Spanjës Koke,  është duke u përgatitur për derbin e Madridit dhe shpreson që klubi i tij do të këtë një sezon të madh me klubin e tij sivjet

Koke ka folur sot se si do të tenton që ta bind Lionel Messi që t’i bashkohet Atletico Madridit nga Barcelona, edhe pse ka pranuar se do të jetë “vështirë për të që ta largojë nga aty”.

Mesfushori spanjoll për momentin është i fokusuar në derbin e Madridsit, me skuadrën e tij që është në vendin e parë në La Liga dhe ka gjashtë pikë më shumë se Real Madridi, kurse 12 më shumë se Barça.

Real e pret Atleticon të shtunën dhe Koke në një bisedë për AS ka folur se skuadra e tij do të luajë në pjesën tjetër të qytetit pa frikë.

“Është një ndeshje e mirë”, tha Koke. “Është një ditë që gjithmonë e shënon në kalendar dhe kur vjen koha e përballjes e pret me entuziazëm me qëllim që t’ia dilni sa më mirë. Është më të vërtetë speciale dhe shpresoj që gjërat do të shkojnë mirë dhe ne do të fitojmë”.

Koke është pyetur edhe për situatën e Messi në Barça, me superyllin e Barcelonës që është në vitin e fundit të kontratës dhe mund të largohet nga klubi në fillim të këtij viti.

Nuk do të këtë pak skuadra që do të interesohen për Messi nëse ai vendos të largohet nga Camp Nou dhe Koke do të kërkojë siguri që klubi i tij të arrijë ta transferojë atë.

“Është e vështirë”, tha Koke. “Karriera e tij është të Barcelona, do të jetë vështirë që ta largojmë atë nga aty”.

“Por, pse jo Atleti? Ndonjëherë bisedojmë më shokë, buzëqeshim dhe e pyesim vetveteven: Si mund ta bindni Messi që të vijë në Atletico?”.

Koke beson që Atletico do të vuante që ta paguante pagën e madhe të Messi, por mendon se karta e mirë e tyre është se skuadra po rritet dhe pritet të jetë edhe më e fortë në vitet në vazhdim.

“Ekonomikisht është e vështirë sepse ju nuk mund t’ia paguani pagën e tij që ai e fiton në Barcelonë”, tha ai. “Kurrë nuk i dihet. Futbollistët gjithmonë e masin vetveten më atë sa janë të uritur për fitore dhe për këto fitore duhet të shkosh në një klub ku mund të fitoni”.

Atletico e ka një as në skuadër që quhet Luis Suarez, i cili është shok i ngushtë i Messi dhe po luan me skuadrën nga kryeqyteti i Spanjës pasi u largua nga Barça në verë.

“Ndoshta Suarez do ta bind atë”, tha ai. “Është futboll, ne kemi një skuadër të madhe, lojtarët që ne kemi janë spektakular dhe shpresoj që do të jetë një vit i mbarë për Atleti edhe në Ligën e Kampionëve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat