Kumbulla: Forma ime është në rritje

Futboll

Kumbulla: Forma ime është në rritje

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:02
Kumbulla: Forma ime është në rritje

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla u aktivizua nga minuta e parë për Romën në takimin e Ligës së Evropës përballë CSKA Sofjes.

20-vjeçari ka qenë i pranishëm në fushë vetëm në pjesën e parë të këtij takimi, që Roma më shumë e luante për “statistika”, pasi që më herët kishin siguruar kalimin tutje.

Kumbulla foli për “Roma TV”, teksa tregoi për humbjen 3:1 ndaj CSKA-s dhe për gjendjen e tij.

“Kryem gabime dhe kishim mungesë përqendrimi, kjo edhe prej faktit që ishim kualifikuar.

Duhet të punojmë fort, nuk mund t’u dhurojmë gola kundërshtarëve. Objektivi ynë është të fitojmë çdo ndeshje, pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë. Duam të shkojmë sa më larg në Ligën e Evropës”, tha mbrojtësi shqiptar.

“Ndihem shumë më mirë. Luajta 90 minuta ndaj Sassuolos dhe 45 minuta sot. Forma ime po vjen në rritje, mendoj se po i afrohem formës më të mirë“, shtoi Marash Kumbulla.

Kujtojmë se mbrojtësi i krahut kishte munguar për Romën për rreth dy javë, pasi ishte i infektuar me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat