Rummenigge: Dybala te Bayerni?

Futboll

Rummenigge: Dybala te Bayerni?

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:02
Rummenigge: Dybala te Bayerni?

E ardhmja e Paulo Dybalas nuk do të jetë në Bavari. Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bayernit, në një intervistë të gjatë dhënë për “Tuttosport”, mohon interesimin e kampionëve të Gjermanisë për numrin 10 të Juventusit. Me pak fjalë, argjentinasi nuk është pjesë e planeve të Bayernit.

“Dybala? I kam dëgjuar edhe këto thashetheme, por mund t’ju siguroj se nuk ka asgjë të vërtetë. Ne kurrë nuk kemi pasur kontakte serioze me menaxherin e tij. Blerja e Douglas Costas? Ne nuk kemi vendosur ende, është shumë shpejt. Deri tani jemi shumë të kënaqur me të. Douglas, falë aftësive të tij në driblim, është lojtari që na nevojitet”.

Rummenigge është gjithashtu i kënaqur me skuadrën aktuale dhe përjashton Bayernin nga gara për të rrëmbyer Haaland nga Borussia e Dortmundit.

“Haaland është mirë në Dortmund dhe sinqerisht, për aq kohë sa do të kemi Lewandowskin, nuk do të na duhet. Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen nuk mund ta parashikoj.”

Nga ana tjetër, ai që mund të largohet nga Bayerni me parametër zero është David Alaba. Sipas thashethemeve të fundit të merkatos, edhe Juventusit i pëlqen shumë ky futbollist.

“Çdo skuadër me të drejtë mendon të përforcohet. Në këtë situatë, është normale që klubet më të rëndësishme evropiane të mendojnë për Alaban. Tani i takon atij të marrë një vendim për të ardhmen. Ndoshta ai do të ndryshojë ekip. Ndoshta ndryshon mendje dhe vendos të qëndrojë tek ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat