Cavani flet pa doreza: I jam mirënjohës përjetë Napolit

Futboll

Cavani flet pa doreza: I jam mirënjohës përjetë Napolit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:12
Cavani flet pa doreza: I jam mirënjohës përjetë Napolit

Edinson Cavani është përfshirë në muralesin e famshëm të Napolit, në “Stazione Mostra” që të çon në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Ish-sulmuesi napoletan i cili sot aktivizohet në rradhët e Mançester Junajtid dha një intervistë për mikrofonat e “MondoNapoli”:

Muralesi – “Unë e kam parë atë dhe jam shumë i emocionuar.

Është e disata herë që Napoli shfaq mirënjohjen për mua dhe që unë atë klub nuk do t’a harroj kurrë. Emocioni u dyfishua kur pashë fëmijët e mi të admironin atë murales.”

Për napoletanët – “Vetëm faleminderit. Do t’i jem gjithnjë mirënjohës. Për këtë arsye që u thashë “JO” shumë klubeve italiane, përfshirë Juventusin, i cili më telefononte shpesh, dhe gjithashtu Interin.

Nuk mund të bëja një gjest të tillë për napoletanët. Nëse mendoj për Napolin, mendoj për gëzim, sepse e di që kam bërë aq shumë për ta dhe ata vazhdojnë të më bëjnë homazhe me gjithë këtë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat