Shqipëria U-17 mëson kundërshtarët për Europianin

Futboll

Shqipëria U-17 mëson kundërshtarët për Europianin

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:26
Shqipëria U-17 mëson kundërshtarët për Europianin

Sot në Nion, në selinë e UEFA-s, është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021 për kombëtaren U-17 të Shqipërisë.

Kuqezinjtë në këtë “Qualifying Round” janë shortuar në Grupin 12 sëbashku me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

Ndeshjet kualifikuese do të nisin nga 1 korriku i vitit 2021 dhe do të përfundojnë në 16 nëntor të po këtij viti.

Janë gjithësej 13 grupe, me nga katër skuadra, ku dy ekipet e para të çdo grupi dhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta, do t’i bashkohen Holandës dhe Spanjës në pranverën e vitit 2022. 

Izraeli, që është edhe vendi pritës, do të shkojë direkt në finalet e turneut, që do të mbahen në maj të vitit 2022.

Në ditët në vijim do të njiheni me datat e sakta të ndeshjeve dhe vendin organizator të këtij raundi kualifikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat