Nuhiu: Ja si fitoi sot Drita

Futboll

Nuhiu: Ja si fitoi sot Drita

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:09
Nuhiu: Ja si fitoi sot Drita

Kanë përfunduar tre takimet e sotme në Superligë, raporton Gazeta Olle.

Drita vazhdoi edhe me një fitore të radhës duke triumfuar 3-0 në Skenderaj ndaj Drenicës që tashmë është në krizë të thellë.

Pas duelit, deklaratë për medie dha edhe trajneri fitues, Ardian Nuhiu.

“Mendoj se orari ishte shumë i ngjeshur, në pjesën e parë s pashë freski nga futbollistët e mi, por erdhi ai goli në minutën e fundit e më pas luajtëm mençur”

“Me plotë meritë kemi marrur këtë rezultat, gjendja e Alidemës është mirë… në varësi të kundërshtarit do të vijë edhe mundësia për të, unë kam besim në aftësitë e tij”- përfundoi Nuhiu.

Pas kësaj fitore Drita mbetet akoma e para në tabelë, ndeshja e fundit vjeshtore për ta do jetë në fundjavë kundër Arbërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat