Ndërroi jetë legjenda e Shkupit!

Futboll

Ndërroi jetë legjenda e Shkupit!

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 18:34
Ndërroi jetë legjenda e Shkupit!

Në moshën 87 vjeçe ka ndërruar jetë një nga legjendat e mëdha të klubit të futbollit Shkupi, Bajrush Baftijari, i cili ishte njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj në klubin tonë që nga vitet e hershme të jetës së tij.

"Ai si i ri fillimisht ishte pjesë e skuadrës tonë duke luajtur në rolin e anësorit të majtë, ndërsa karrierën e tij e kishte filluar në vitin 1952, duke dhënë kontribut të madh për ekipin tonë. Pas përfundimit të karrierës së tij në vitin 1965, Baftijari angazhohet në klubin tonë edhe si trajner kryesor me ekipin e seniorëve, deri në vitet e 80-ta.

Më pas klubi e angazhoi të punojë me gjeneratat e reja, me të cilët kishte një përkushtim të madh dhe arriti rezultate të larta, duke nxjerrë emra të mëdhenj të futbollit shkupjan, ndërsa pensionimi i tij nga detyra si trajner erdhi në vitin 1998.

Kryesia, stafi dhe e gjithë familja e madhe e FC Shkupi i shprehë ngushtimet më të mëdha dhe të sinqerta familjes Baftijari, duke lutur Zotin që ta mëshirojë të ndjerin.
Kujtojmë se Bajrush Baftijari është baba i ekonomit tonë Feta Baftijarit", shkruan në faqen e FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat