Manchester Unitedi vihet në ‘sulm’ për yllin e Realit

Futboll

Manchester Unitedi vihet në ‘sulm’ për yllin e Realit

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:24
Lucas Vazquez

Sulmuesi Lucas Vazquez, është një ndër lojtarët e Real Madridit që nuk dihet i ardhmja.

Kontrata e skadon në verë dhe ende s’ka nënshkruar kontratën e re, që nënkupton që në verë do jetë agjent i lirë.

Manchester Unitedi thuhet se është i interesuar për shërbimet e lojtarit dhe do ofrojnë 15 milionë euro në afatin e janarit.

Duke parë situatën që gjendet klubi madrilen, atëherë do jenë të hapur ta shesin dhe të mos e humbin si agjent i lirë.

Vazquez për Realin ka bërë 218 paraqitje duke shënuar 24 gola dhe dhuruar 47 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat