Marca: Spanja përballet me një grup të përballueshëm dhe një rrëmujë diplomatike – Kosova nuk njihet nga Madridi, Athina dhe Tbilisi

Futboll

Marca: Spanja përballet me një grup të përballueshëm dhe një rrëmujë diplomatike – Kosova nuk njihet nga Madridi, Athina dhe Tbilisi

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:18
Foto Ilustrim

Gazeta e përditshme Marca e ka përshkruar Grupin B, aty ku gjendet Kosova, Spanja, Suedia Greqia dhe Gjeorgjia si një rrëmujë diplomatike.

Pak çaste më parë u hedh shorit për kualifikimet në Kampionatin Botëror, derisa Furia e Kuq do të ketë përballë ‘Dardanët’.

Tashmë është e ditur se Spanja nuk e njeh Kosovën, për shkak që Katalonia e kërkon pavarësinë e saj, dhe e shikon si konflikti ynë që ishte me Serbinë.

Marca e ka përshkruar Grupin B si një luftë diplomatike, me tri shtete që nuk e njohin pavarësinë e shtetit tonë.

Mirëpo, Dardanët tashmë kanë luajtur në Athinë, aty ku kishin barazuar pa gola në këtë vit në Ligën e Kombeve.

Në anën tjetër, ende nuk dihet nëse Spanja do të luajë në teren të tyre, apo do të luajë në stadium neutral. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat