Napoli nuk tregon mëshirë për Crotonen

Futboll

Napoli nuk tregon mëshirë për Crotonen

Nga: K.Goca Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 19:52
Napoli nuk tregon mëshirë për Crotonen

Napoli importon tre pikë shumë të vlefshme, duke e mposhtur me rezultat 4:0 Crotonen, në takimin e javës së 10-të të Serie A në futboll. 

Insigne (31'), Lozano (58'), Demme (76'), Petagna (90+1') shënuan për Napolin.

Duhet veçuar golin e Insigne nga rreth 17 metra në këndin e majtë dhe po ashtu të Demmes nga rreth 16-17 metra në këndin e poshtëm të djathtë.

Crotone mbetet me një lojtar me pak nga minuta e 50-të, pasi që Petriccione u përjashtua për shkak të një ndërhyrje të ashpër.

Napoli renditet në vend të tretë me 20 pikë, ndërsa Crotone është në fund të tabelës (i 20-ti) me vetëm 2 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat