Kumbulla dhe Gjimshiti titullar

Futboll

Kumbulla dhe Gjimshiti titullar

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:23
Kumbulla dhe Gjimshiti titullar

Do të startojnë në orën 15:00, tri sfidat e Serisë A italiane, të vlefshme për javën e 10-të.

Roma do të presë në “Olimpico” skuadrën e Sasuolos. Të dyja ekipet kanë bërë një rrugëtim fantastik deri më tani në kampionat, por të dyja skuadrat kërkojnë revanshin pas humbjes së javës së kaluar, ku Roma u mund nga Napoli në “San Paolo” me shifrat 4-0, por edhe Sasuolo pas humbjes në shtëpi 0-3 nga Interi.

Tek skuadra nga kryeqyteti do të rikthehet në formacion Marash Kumbulla pas shërimit nga koronavirusi.

Gjithashtu në të njëjtin orar luhet dhe Udineze-Atalanta dhe Parma-Benevento.

Tek bergamaskët në formacionin startues do të jetë dhe Berat Gjimshiti.

FORMACIONET ZYRTARE –

ROMA – (3-4-2-1): Mirante; Ibanjez, Kristante, Kumbulla; Karsdorp, Lorenco Pelegrini, Vilar, Spinacola; Pedro, Mikitarjan; Xheko. Trajner: Paolo Fonseka.

SASUOLO – (4-2-3-1): Pegolo; Ajhan, Marlon, Ferrari, Rozherio; Obiang, Lokateli; Berardi, Lopez, Boga; Xhuriçiç. Trajner: Roberto De Zerbi.

UDINEZE (3-5-2): Muso; Bekao, Nojtik, Samir; Larsen, De Pol, Uollas, Perejra, Zigelar; Puseto, Deulofeu. Trajner: Luka Goti.

ATALANTA – (3-4-1-2): Golini; Toloi, Romero, Gjimshiti; Hatebur, De Run; Frojler, Ruxheri; Pesina; Muriel, Zapata. Trajner: Xhampiero Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat