Turp i madh, ja si anulohet goli rregullt i Llapit! Ku ishte gjyqtari? 

Futboll

Turp i madh, ja si anulohet goli rregullt i Llapit! Ku ishte gjyqtari? 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:06
Turp i madh, ja si anulohet goli rregullt i Llapit! Ku ishte gjyqtari? 

Gjyqtarët duhet t’i hapin sytë mirë e mirë kur referojnë sepse dikë mund ta lënë pa titull e dikë mund ta largojnë edhe nga liga!

Ky është turp i madh se si gjyqtari kryesor apo edhe anësori nuk e ka pa topin që për disa centimetra u fut brenda portës në minutën e 54-të. 

Edhe në foto shihet që topi komplet ka kaluar vijën fatale, por për gjyqtarin jo! Çudi! Kjo nuk do koment!

Llapi është dëmtuar rëndë pavarësisht se ka fituar me rezultat 2:0 kundër Besës nga Peja. 

Llapi iu anulua një gol i pastër si loti. Çka nëse ndeshja do të ishte 0:1 për Besën ose baras 0:0 apo 1:0 për Llapin dhe Besës t’i anulohet goli i pastër? Çka nëse do ndodhte ndonjë incident?

Askush nuk i fajëson gjyqtarët se e bën gabimin me qëllim por duhet të janë me syhapur dhe jo të lejojnë kësi gafe. 

Kjo është turp! Një gol ta humb kampionatin, të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm dhe syçelë. 

Llapi u dëmtua rëndë për një gol! Shikojeni në foto se si topi futet tërësisht në portë,  por gjyqtari nuk e pa. Po nuk e pa, nuk e pa, nuk e pa pikërisht në minutën e 54-të. Anulohet goli i Arbnor Ramadanit.

Topi godet tranversën, futet brenda portës, gjyqtari e anulon! Mëkat që nuk ka VAR tek ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat