Pesë ndeshje pa pësuar gol

Futboll

Pesë ndeshje pa pësuar gol

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 12:18
Pesë ndeshje pa pësuar gol

Sulmuesit fitojnë ndeshjet, mbrojtësit fitojnë kampionatet. John Gregory ndoshta nuk është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, por shprehja e ish lojtarit të kombëtares angleze është shndërruar në një të vërtetë të futbollit modern.

Këtë me siguri ka të qartë dhe trajneri Ilir Daja por dhe Partizani i këtij sezoni, që prej 6 ndeshjesh radhazi, 5 prej të cilave në kampionat nuk pëson gol.

Sigurisht Daja njihet për një mentalitet sulmues në lojën e tij, por fakti që nuk pëson i jep sigurinë se ai gol i shënuar do të jetë i sigurt atëherë kur ekipi të ketë nevojë, ndaj ndërtimin e sulmit te Partizani po e nisin nga mbrojtja, ku prej javës së parë nuk kanë nxjerrë më topin nga rrjeta duke u konfirmuar se projekti që ka nisur me shumë mundësi do të jetë i suksesshëm.

Në derbi nuk pati shkëlqim sulmues, por siguria në mbrojtje bëri që derbi të mos humbej pasi mundësitë e lëna për Tiranën ishin pothuajse zero. Të mos pësosh prej 5 ndeshjesh radhazi në kampionat nuk është thjesht çështje fati.

Dhe në sezonin që Partizani mori titullin, u vu re pas humbjes në javën e parë në Korçë, e njëjta tendencë me të kuqtë që pësonin pak apo aspak, sepse dhe te Partizani e kanë kuptuar, se sidomos në një kampionat si Kategoria Superiore ku diferencat janë minimale, do të jenë mbrojtësit ata që në fund do t’i sjellin fitimin e kampionatit, sigurisht nëse sulmuesit bëjnë detyrën e tyre që të paktën njëherë të dërgojnë topin në rrjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat