E bujshme nga Spanja, ja dy skuadrat që mund të realizojnë ëndrrën e çmendur të Neymar

Futboll

E bujshme nga Spanja, ja dy skuadrat që mund të realizojnë ëndrrën e çmendur të Neymar

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 09:45
Neymar

Messi e Neymar mund të kthehen të luajnë bashkë sezonin e ardhshëm. Ka një plan që po çohet përpara nga dy klube shumë të pasur për të ribashkuar dy kampionët e topit.

Gjithçka ka nisur me mesazhin e dhënë nga braziliani i PSG-së pas një paraqitje shumë të bukur kundër Manchester United në Champions League, kur ka thënë për ESPN:

“Ajo që dua më shumë është që të luaj me Messi-n, në mënyrë që ta shijoj përsëri në fushë”.

“Mund të luajë në vendin tim, nuk ka probleme, është e sigurt. Dua të luaj përsëri me të dhe jam i sigurt se vitin e ardhshëm duhet të bashkohemi”.

Është shumë e vështirë që Barcelona të realizojë ëndrrën e Neymar, veçanërisht pas uljes së rrogave të lojtarëve. Kështu, sipas Don Balon, dy klubet që po bëjnë gati një plan për t’i ribashkuar Messi-n dhe Neymar-n janë PSG dhe Manchester City.

Aktualisht, janë dy ekipet e vetme me mundësitë financiare për të patur në ekip dy lojtarë të tillë dhe të paguajnë rroga galaktike. Mundësitë që dy yjet amerikanojugorë të ribashkohen përsëri kanë kaluar nga zero në shumë në harkun e pak ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat