Sahit Kelmendi emocionon: Lamtumirë shoku im!

Futboll

Sahit Kelmendi emocionon: Lamtumirë shoku im!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:32
Sahit Kelmendi dhe Shefqet Sinani

Sahit Kelmendi, legjenda e futbollit të Kosovës, është i tronditur me vdekjen e bashkëlojtarit dhe shokut të tij, Shefqet Sinani.

Në vitet e arta, në vitet e 80-ta, Sinani dhe Kelmendi luftonin sikur luanët në fushën e lojës, qoftë kundër Cërvena Zvezdës së Beogradit, qoftë ndaj Partizanit të Beogradit, Hajdukut të Splitit, Dinamos së Zagrebit, Velezhit të Mostarit, Sarajevës, Zhelezniçarit të Sarajevës, Radniçkit të Nishit, Vojvodinës së Novi Sadit, Sllobodës së Tuzllës, Çelikut të Zenicës, Suitjeskës së Nikshiqit, Osijekut, Rijekës, Buduçnostit të Titogradit, Dinamos së Vinkovcit, Buduçnostit të Podgoricës, Vardarit të Shkupit, Olimpisë së Lubjanës, OFK Beogradit etj. 

Kelmendi shpreh dhimbje të thellë që humbi një shok të dashur dhe një ish bashkëlojtarë.

“Lamtumirë shoku im.

I përjetshëm do të mbetet kujtimi për ty”, ka shkruar Kelmendi në faqen e tij të facebookut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat