Gjashtë skuadra italiane kërkojnë Berishën

Futboll

Gjashtë skuadra italiane kërkojnë Berishën

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 16:40
Gjashtë skuadra italiane kërkojnë Berishën

Forma fantastike e Mërgim Berishës te Salzburgu ka bërë që shumë skuadra nga Serie A ta kërkojnë transferimin e tij gjatë janarit.

Mediumet italiane kanë njoftuar të premten se janë hiç më pak se gjashtë ekipe nga Italia që po insistojnë për sulmuesin 22-vjeçar.

Parma, Bologna, Sassuolo, Torino, Benevento e Crotone janë të gatshme të paguajnë deri në 7.5 milionë euro për ta bindur Salzburgun që ta lirojë Berishën muajin tjetër.

Berisha këtë edicion po shkëlqen te Salzburgu, për të cilin ekip ka shënuar nëntë gola në 15 ndeshje në të gjitha garat. Ai në fillim të këtij viti u kthye te Salzburgu dhe ka kontratë deri në vitin 2022.

Gjithashtu, interesim për sulmuesin e Përfaqësueses U21 të Gjermanisë kanë shfaqur edhe skuadrat nga Anglia e Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat