Pele zemërthyer, një javë pas vdekjes së Maradonës publikon një letër

Futboll

Pele zemërthyer, një javë pas vdekjes së Maradonës publikon një letër

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:17
Pele zemërthyer, një javë pas vdekjes së Maradonës publikon një letër

Legjenda e Brazilit, Pele, akoma ndjen dhimbje të mëdha pasi ka humbur shokun e tij, me të cilin e krahasonte bota se cili ishte më i mirë në futboll.

Pele kur kanë kaluar një javë nga vdekja e Maradonës ka marr zemër dhe ka shkruajtur një postim emocionues për legjendën argjentinase që u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare.

"Sot kanë kaluar shtatë ditë që kur u largove. Shumë njerëz donin të na krahasonin gjithë jetën e tyre. Ju ishit një gjeni që magjepsi botën. Një magjistar me topin në këmbët e tij. Një legjendë e vërtetë. Por mbi të gjitha, për mua, ju do të jeni gjithmonë një mik i shkëlqyeshëm, me një zemër edhe më të madhe.

Sot, unë e di se bota do të ishte shumë më mirë nëse do të mund ta krahasonim më pak njëri-tjetrin dhe të fillonim të admironim më shumë. Kështu që, dua të them se ju jeni i pakrahasueshëm.

Trajektorja juaj u shënua nga ndershmëria. Dhe në mënyrën tuaj unike dhe të veçantë, ju na mësuat se duhet të duam dhe të themi "Të dua" shumë më shpesh. Largimi juaj i shpejtë nuk më la të ta them, kështu që unë thjesht do të shkruaj: Të dua, Diego.

Shoku im i madh, shumë faleminderit për tërë udhëtimin tonë. Një ditë, në parajsë, do të luajmë së bashku në të njëjtën skuadër. Dhe do të jetë hera e parë që ngre grushtin tim në ajër në triumf në fushë pa festuar një gol. Do të jetë sepse më në fund mund të të përqafoj përsëri", ka shkruar Pele. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat