Duka i uron shërim të shpejtë, Etrit Berishës
Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha është shtruar në spital pasi është diagnostifikuar me koronavirus.
Gardiani nga Prishtina është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe është dashur të shtrohet në spital, shkruan Indeksonline.
I shqetësuar për këtë rast, President i FSHF-së, Armando Duka, i ka uruar shërim të shpejtë portierit përmes një posimi në profilin e tij në “Twittter”.
Uroj shërim të shpejtë për gardianin e portës sonë. Të duam të gjithë Etrit! pic.twitter.com/3UgXt2yh57
— Armand Duka (@DukaArmand1) December 2, 2020