Vetëm tre gola larg...

Futboll

Vetëm tre gola larg...

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:41
Messi dhe Pele

Vetëm disa ditë pasi shënoi golin që ja kushtoi Maradonës, Lionel Messi është duke u përmendur në lidhje me një ikonë tjetër të futbollit.

Fjala është për legjendën braziliane të futbollit, Pele, konkretisht rekordin e tij për më së shumti gola me një klub të vetëm.

Pele është momentalisht lojtari me më së shumti gola për një klub, gjithsej 643 për skuadrën braziliane, Santos. Messi ka momentalisht, 641 gola për Barcelonën dhe është shumë afër të thyej këtë rekord.

Pele i shënoi 643 gola për 19 sezone, teksa Messi për vetëm 17.

Ky nuk do të ishte rekordi i parë për Lionel Messin, pasi argjentinasi ka mbi 80 rekorde botërore të regjistruara në librin e Guinness.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat