Ish trajneri i famshëm i Prishtinës tregon një detaj për Maradonën: Vetëm Tugjmani ishte i barabartë me të kur i dha...

Futboll

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës tregon një detaj për Maradonën: Vetëm Tugjmani ishte i barabartë me të kur i dha...

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 13:21
Ish trajneri i famshëm i Prishtinës tregon një detaj për Maradonën: Vetëm Tugjmani ishte i barabartë me të kur i dha...

Duket se bota është përmbysur, iku legjenda në botën tjetër. Askush nuk mund të pajtohet me fatin se i madhi Diego Armando Maradona nuk është në këtë botë, megjithatë Maradona gjithmonë do të jetë mes nesh! 

“Ju i jepni dorën tuaj dhe ai ju përqafon, një njeri i tillë ishte Diego Maradona” - thotë për portalin kroat “24 Sata”, Mirosllav Çiro Blazheviq, ish trajneri i gjeneratës së artë të Prishtinës (1985), të kapitenit Fadil Vokrri,  Fadil e Xhevdet Muriqit, Kujtim Shalës, Rafet Prekazit, Sahit Kelmendit, Skënder Shengylit, Mensur Nexhipit, Faton Domit, Neshet Zhavelit, Zoran Batroviqit, Rifat Mehinoviqit etj. dhe ish selektor i kombëtares së Kroacisë së Ardian Koznikut (në vitin 1998 fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror).

Fillimi i qershorit 1994, më saktësisht më 4 qershor, ndeshje Kroaci- Argjentinë, luhej në Maksimir si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Botëror në SHBA në vitin 1994. Ajo drejtohej nga i madhi Diego Armando Maradona.

Ndeshje miqësore, 40,000 spektatorë në tribuna. Përfundoi 0:0.  I kaltrit i vogël (Maradona) ia dhuroi topin Presidentit të asaj kohe të Kroacisë, Franjo Tugjman.

“Ne ishim të gjithë të vegjël për Diegon në vitin 1994. Vetëm Presidenti Tugjman ishte i barabartë me të kur i dha topin. Ju i jepni dorën tuaj dhe ai ju përqafon, një njeri i tillë ishte Diego Maradona. Jam i trishtuar, më i madhi është shuar.

Pavarësisht, çfarë Messi, çfarë Ronaldo, Diego ishte më i madh se të gjithë, ai mund të bënte atë që nuk bëri askush tjetër”, tha Blazheviq. “Ishte një nder i madh për të që të vinte në Zagreb.

Shuker më tha se Maradona i ka thënë në Seville: 'Unë e shoh që je i shpejtë dhe i shkathët, thjesht vrapon, thjesht vrapon shpejt dhe do të marrësh topin. Bosi, ai e kishte kthyer shpinën, dhe unë gjithmonë do ta merrja topin'- tregon Bllazheviq, i cili ishte me Maradonëna në Novi Vindolski në vitin 2005, në një ndeshje humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat