Verstappen vendos diktatin dhe në Kinë

Formula 1

Verstappen vendos diktatin dhe në Kinë

Më: 21 prill 2024 Në ora: 11:14
Verstappen

Max Verstappen arriti që të fitojë ccmimin e madh të Kinës. Piloi I Red Bull vijon të dominojë në këtë edicion, t

eksa regjistroi suksesin e radhës dhe mban vendin e parë në renditjen e përgjithshme, duke shtuar kuotat e tij si favorit për të marrë titullin. Holandezi ishte dominues për gjatë gjithë garës dhe për pjesën ëm të madhe të saj nuk e vuri në diskutim triumfin në Kinë.

Pas Verstappen I dytu u rendit britaniku I McLaren Lando Norris, I cili po ashtu bëri një paraqitje shumë të mirë, por nuk arriti që të thyejë pilotin e Red Bull. Në podium u ngjit dhe piloti tjetër I Red Bull, Sergio Perez, I cili regjistroi ohën e tretë më të mirë.

Vetëm vendi I tretë dhe I katërt për dy pilotët e Ferrarit, të cilët ndonëse deri në fund provuan që së paku njëri prej tyre të ngjitej në podium nuk ia dolën. Bottas ishte I vetmi që nuk arriti dot ta përfundojë garën e ccmimit të madh të Kinës.

Gara e radhës do të jetë n fillimin e muajit të ardhshëm, për ccmimin e madh të Miamit në datat 3-5 maj, ndërkohë që Verstappen pas suksesit në Shanghai thellon akoma më tepër diferencën me ndjekësit, pasi kjo ishte gara e katërt që ai triumfon këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat