Rritja dramatike e monedhës dixhitale Bitcoin shënoi një humbje masive ditën e Enjte me afro 20% ndërsa monedha Kineze u rrit me shpejtësi.
Bitcoin fitoi mëse 40% të vlerës dy javët e fundit duke shënuar 1,139 dollar ditën e Mërkure. Megjithatë ditën e Enjten monedha ra në 885 dollar.
Vitin e kaluar bursat kineze raportuan volume të mëdha transaksionesh në monedhën dixhitale duke shënuar rënien e juanit në pikën më të ulët që nga 1994 ndërsa Bitcoin u rrit me 125%.
Bursat Kineze kontrollojnë mëse 90% të tranksioneve në Bitcoin në mbarë botën. (PCWorld Albanian)