Marko Caka në një film me Sylvester Stallonen - Bota Sot
Marko Caka në një film me Sylvester Stallonen

Filma

E mërkurë, 20 qershor 2018

Marko Caka në një film me Sylvester Stallonen

Më: 29 mars 2018 Në ora: 19:26
Marko Caka

Marko Caka është një ndër aktoret më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Aktori tashmë ka nisur xhirimet në serialin e njohur “Spies next door”, ku do të luajë një ndër rolet kryesore.

Pos kësaj, shkodrani ka treguar se do të paraqitet në filmin “Creed”, ku në rolin kryesor do të mund ta shohim aktorin Sylvester Stallone.

“Kush nuk do ta ëndërronte të luante pranë Silvester Stalones. Një ëndërr që më bëhet realitet javën që vjen pikërisht në vazhdimin e sagës së filmit, ku ka shkruar historinë e Rocky Balboas. Por tani në filmin e fundit të ‘Creed 2’, roli im do të jetë – “Zebra” – personi special i sigurisë së Rocky Balboas si trajner i ekipit”, tha fillimisht Caka.

“Absolutisht që ndjehem i privilegjuar nga përzgjedhja e Warner Bros, i cili ka krijuar besim tek eksperienca e ime në disa filma të mëdha të tij. Siç dihet, unë jam edhe në tjetër film të Warner Bros në vazhdimësinë e xhirimeve të filmit epik ‘Godzilla 2′”, tha aktori.

Theksojmë se xhirimet e “Creed 2” nisin javën tjetër në Pennsylvania, ku aktorët protagonist do të jenë pothuajse të njëjtit si në “Creed 1”, Sylvester Stallone si trajner dhe Michael Jordan në rolin e boksierit.

Ky film do të shfaqet në kinematë e botës në muajin Nëntor të këtij viti dhe pritet të ketë jehonë të madhe sepse do të kemi përsëritje të përballjes në mes dy boksierëve që përfaqësonin dy superfuqitë e mëdha të kohës, por që sot janë trajnerë të ekipeve respektive, SHBA -Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test