Filmi “Black Panther” tejkalon pritshmëritë e shitjeve

Filma

Filmi “Black Panther” tejkalon pritshmëritë e shitjeve

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 14:40
Black Panther

Filmi “Black Panther” ka grumbulluar më shumë se dyfishin e parave që ishin parashikuar se do të merrte nga shitja e biletave në javën e parë tëpublikimit.

“Box Office” në Amerikë dhe Kanada kanë realizuar të hyra 242 milionë dollarë, kështu duke e zhvendosur larg 120 milionëshit që ishte pritur se do të fitonte.

Ky film tashme është i dyti në listën e filmave që kanë fituar më së shumti për katër ditë, përpara të cilit qëndron “Star Wars: The Force Awakens” që realizoi të hyra 288 milionë dollarë.

Regjisori i filmit, Ryan Coogler përmes një letre ka falënderuar fansat për mbështetjen.

Ky film tërhoqi vëmendje ngaqë regjisori i tij ishte me ngjyrë, njëkohësisht edhe shumica e kastit janë aktorë me ngjyrë të cilët flasin me theks afrikan.

“Black Panther” bazohet në librat komik të Marvel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat