“The Shape of Water” kryeson listën e nominimeve për Oscar - Bota Sot
“The Shape of Water” kryeson listën e nominimeve për Oscar

Filma

E enjte, 22 shkurt 2018

“The Shape of Water” kryeson listën e nominimeve për Oscar

Më: 24 janar 2018 Në ora: 14:29
“The Shape of Water”

immy Kimmel do të jetë moderatori i cili do të drejtojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, që do të mbahet më 4 mars në “Dolby Theatre”, Los Angeles.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve këtë vit udhëhiqet nga “The Shape of Water”, një romancë e cila është nominuar në 13 kategori, përfshirë atë të filmit më të mirë.

Me tetë nominime, pra në vend të dytë, qëndron “Dunkirk” , ndërsa në vend të tretë “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” me 7 nominime.

Ceremonia e e ndarjes së çmimeve “Oscar” përfshin edhe dy kategori të tjera: nominimet për aktoren më të mirë femër dhe aktorin më të mirë mashkull.

Janë disa personazhe të famshëm të nominuara për këto kategori, ku përmenden: Meryl Streep “The Post”, Frances McDormand “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, Margot Robbie “I, Tonya”, Sally Haëkins “The Shape of Ëater” dhe Saoirse Ronan “Lady Bird” si dhe Daniel Day-Lewis “Phantom Thread”, Timothee Chalamet “Call Me By Your Name”, Daniel Kaluuya “Get Out”, Gary OIdman “Darkest Hour” ,dhe Denzel Washington “Roman J. Israel, Esq”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test