Lajm i keq për fansat e “Game of Thrones”, sezoni final do të … - Bota Sot
Lajm i keq për fansat e “Game of Thrones”, sezoni final do të …

Filma

E shtunë, 18 gusht 2018

Lajm i keq për fansat e “Game of Thrones”, sezoni final do të …

Më: 5 janar 2018 Në ora: 08:26
Game of Thrones

Seriali i famshëm i HBO-së “Game of Thrones” do të kthehet me 6 episode në sezonin e tetë dhe të fundit në 2019, ndërkohë që të gjithë e prisnin kthimin e tij këtë vit. David Benioff & D.B. Weiss, David Nutter dhe Miguel Sapochnik do të jenë drejtorët e këtij sezoni të ri, e ndërsa shkrimtarët do të jenë David Benioff & D.B. Ëeiss, Bryan Cogman dhe Dave Hill.

Sezoni i kaluar shënoi rikthimin e disa personazheve që kishin munguar prej kohësh si Gendry (Joe Dempsie) dhe Benjen Stark (Joseph Maële, dhe mesa duket një personazh i sezonit të parë mund të rikthehet në serial. Jason Momoa, që luajti Khal Drogo, lideri Dothraki dhe bashkëshorti i Danenerys Targaryen (Emilia Clarke), I cili para pak kohësh postoi një foto në rrjetin social “Instagram” nga Belfasti, përkrahë yllit aktual të “Game of Thrones” Kristofer Hivju, duke shtuar pikëpyetjet e një rikthimi të mundshëm të Khal Drogo në sezonin final.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test