Në mbështetje të QKK-së sivjet janë xhiruar 20 filma - Bota Sot
Në mbështetje të QKK-së sivjet janë xhiruar 20 filma

Filma

E premte, 23 shkurt 2018

Në mbështetje të QKK-së sivjet janë xhiruar 20 filma

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 10:54
Ilustrim

Gjatë vitit 2017 shumë projekte filmike kanë filluar xhirimet, prej të cilave, disa janë ende në xhirim e të tjerat në faza të ndryshme të zhvillimit.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se këtë vit kanë filluar xhirimet e 20 filmave të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës ku 8 prej tyre janë filma artistik të metrazhit të gjatë si: ‘Një tregim Prishtine’ nga Burbuqe Berisha, ‘Njeri’i dosjeve’ nga Ismet Sijarina, ‘Fusha e Mëllenjave’ nga Arzana Kraja, ‘Delegacioni’ nga Bujar Alimani, ‘Qiej të Trazuar’ nga Anton Ndreca, ‘Aga’ nga Lendita Zeqiraj, ‘The Happiness Effect’ nga Borjan Zafirovski dhe ‘Derë e Hapur’ nga Florenc Papas.

Ndërsa filmat dokumentarë që kanë filluar xhirimet sivjet janë: ‘Shpresa’ nga Vjosa Abazi, ‘Tregimi i tregimtarit’ nga Gazmend Avdiu, ‘Vater Atdhe’ nga Pamela Cohn, ‘Rrugëtim prej Kampioni’ nga Arton Humolli, ‘Kosova Brothers’ nga Samir Karahoda dhe ‘Aktorët e Kanës’ nga Mentor Spahiu.

Pa lënë anash edhe filmat e metrazhit të shkurtër: ‘Drita’ nga Rita Krasniqi, ‘Një Muaj’ nga Zgjim Terziqi, ‘Ajo’ nga More Raça, ‘Klithma’ nga Korab Lecaj, si dhe dy filma të animuar, ‘Magneti’ nga Arvan Berisha dhe ‘N’kornizë’ nga Gëzim Ramizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test