Shpallet lista e filmave pjesëmarrës

Filma

Shpallet lista e filmave pjesëmarrës

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 13:23
Ilustrim

Drejtoresha e festivalit, Mrika Krasniqi ka thënë se është e ngazëllyer për përzgjedhjen e këtij viti. "Komiteti përzgjedhës ka zgjedhur 25 filma prej 137 aplikimeve. Njerëzit do të jenë të impresionuar dhe shumë të ngazëllyer për të parë këta filma", ka thënë Krasniqi


NEW YORK CITY : Java e Filmit Shqiptar ka shpallur listën e filmave për edicionin e pestë që do të mbahet këtë vjeshtë. Përzgjedhja zyrtare përfshin 25 filma artistikë të metrazhit të gjatë, filma të shkurtër dhe filma dokumentarë të prodhuar në dy vitet e fundit.

Themeluesja dhe drejtoresha e festivalit, Mrika Krasniqi ka thënë se është e ngazëllyer për përzgjedhjen e këtij viti. 
"Komiteti përzgjedhës ka zgjedhur 25 filma prej 137 aplikimeve. Njerëzit do të jenë të impresionuar dhe shumë të ngazëllyer për të parë këta filma", ka thënë Krasniqi, transmeton KultPlus.

Java e Filmit Shqiptar është planifikuar të mbahet prej 16 deri më 20 shtator në Manhaten të Nju Jorkut. Misioni i Albanian Film Week është të krijojë dhe zhvillojë një kulturë ku filmi shqiptar të njihet dhe të pëlqehet nga audienca e huaj, me synimin e veçantë që filmit shqiptar t'i ofrohen perspektiva të reja.
Këtë edicion do të ndahen 10 shpërblime për krijimet më të mira pjesmarrëse.

 Java e filmit shqiptar ka filluar në vitin 2012 për të paraqitur në Nju Jork një shumëllojshmëri të krijimit të kinematografisë shqiptare nga e gjithë bota. Festivali ka qenë i suksesshëm në tërheqjen e vëmendjes te audienca dhe mediet ndërkombëtare dhe katër edicionet e mëparshme janë pritur shumë mirë.

Image

Formacioni i plotë i filmave për festivalin e këtij viti është më poshtë.

Përzgjedhja zyrtare e Javës së Filmit Shqiptar 2016

-Letrat/Juliet Stivenson
-Crom / Bujar Alimani
-Zonjusha / Genc Berisha
-Nje pike gjaku / Bekim Guri
-A tough day in NY/Sabri Pajaziti
-Besa e Kostandinit / Bashkim Myftari
-Buka / Blerta Kelmendi
-Capsule / Irid Kaso
-Tradheti me letra / Valmir Tertini
-Cheers / Norika Sefa
-Kornize / Donjeta Hyseni
-Life of a Carousel / Elkjana Gjipali
-Mëngë Këmishe / Suela Bako
-Red Fire / Jotti Ejlli
-Te paftuar / Roland Uruci
-The Conversation / Gledis Bica
-Miriam / Majlinda Samadragja
– The War Waves / Ardit Sadiku
-XOX/ Gerhard Boeckeler
-Humanisti i Heshtur / Merita Çoçoli
-Një zë nga Bukureshti / Leotrim Idrizi
-Nën Duvak / Entela Hoxha
-One, tëo monologies / Blerina Goce
-Trapped By Law / Sami Mustafa
– Bota e Afrimit/ Ben Apolloni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat