Rose D’Or , cilat seriale kryesojnë nominimet?

Filma

Rose D’Or , cilat seriale kryesojnë nominimet?

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 21:21
Ilustrim

Hitet e Netflix, “Birdgerton” dhe “Squid Game”, janë ndër më të nominuarit në festivalin Rose d’Or të këtij viti.

Muajin e kaluar Sue Perkins u shpall si prezantuesja e re e ceremonisë, e cila do të zhvillohet virtualisht për herë të dytë në fund të këtij muaji.

Lista e ngushtë e kandidatëve u votua nga një juri prej 150 ekzekutivësh dhe producentësh kryesorë nga disa prej serialeve më të mëdha të 12 muajve të fundit.

“Bridgerton” është në garë për çmimin e dramës së bashku me “Squid Game”.

Ndërkohë, “Mare Of Easttown” i HBO, është nominuar në të njëjtën kategori së bashku me dramën “It’s A Sin” të Channel 4 Aids dhe serialin r Jimmy McGovern “Time.

Kujtojmë se fenomeni “Squid Game”, nga ekranet dhe celularët ku ndiqet në Netflix, po përhapet edhe në fushën e financës, ose më mirë në xhunglën ende të mistershme të kriptovalutave.

Shoqëria që prodhon serialin e njohur korean ka hedhur në treg të martën edhe një valutë virtuale, e quajtur pikërisht Squid. Rezultati? Sukses domethënës. Squid filloi me një vlerë 1 cent dhe për pak ditë ndodhet tashmë në kuotën e 3 dollarëve, me një rritje rreth 3000%, praktikisht një xhiro që kalon 200 milionë dollarët në pak orë.

Monedha nuk merr vetëm emrin e serialit, por do të veprojë me botën e Squid Game. Mund të shkëmbehet me dollarë dhe euro, por mund të përdoret edhe për blerjen e monedha virtuale “token” që do të jenë të nevojshme për të luajtur në lojën online dedikuar serialit. Sipas përgjegjësve, 10% të fondeve do t’i shkoj programuesve, dhe 90% do t’ i jepet fituesit së lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat