Julia Ducournau shënon historinë – bëhet regjisorja e dytë që fiton “Palmën e Artë” në Kanë me filmin “Titani”

Filma

Julia Ducournau shënon historinë – bëhet regjisorja e dytë që fiton “Palmën e Artë” në Kanë me filmin “Titani”

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:55
Julia Ducournau

Çmimi kryesor në festivalin prestigjioz të filmit në Kanë, “Palma e Artë”, ka shkuar për “Titani” me regji të Julia Ducournau. Regjisorja Julia ka hyrë në histori duke u bërë regjisorja e dytë grua që e mori vendin e parë në Kanë.

Ajo kur e pranoi “Palmën e Artë” u shpreh se është shumë e lumtur, nga emocionet francezja fjalët e para i tha në anglisht.

“Më falni, unë jam duke i dridhur duart. A është kjo e vërtetë? Nuk e di pse tani jam duke folur anglisht, unë jam franceze”, ka thënë Ducournau.

Ndërsa, aktori Marco Bellocchio e mori “Palmën e Artë të Nderit”, nën lotët e gëzimit. Në kategorinë e filmit të metrazhit të shkurtër “Palmën e Artë” e fitoi “Tous Les Corbeaux Du Monde.

Aktori më i mirë u shpall Justin KURZEL me filmin “NITRAM”. Ai menxi i nxori fjalët nga emocionet e tepërta që kishte duke thënë “Faleminderit jurisë, faleminderit të gjithëve”.

Renate Reinsve, është aktorja më e mirë në Kanë me filmin “The Worst Person in the World”. Regjisori më i mirë është Leos Carax për filmin “Annette”.

Ndërsa, “Çmimi i Jurisë” shkoi për filmat “Haberech” dhe “Memoria”. Skenaristi më i zoti doli japonezi Hamaguchi Ryusuke me “Drive My Car”.

“Kamera e Artë” u fitua nga filmi “Murina” nga regjisorja Antoneta Alamat.

Kosova me filmin “Pa vend” ishte konkurente për “Palmën e Artë” në katensmeton Klangorinë e filmit të metrazhit të shkurtër, por nuk u arrit fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat