Mbahet mbledhje komemorative kushtuar atdhetarit Ramadan Haziri - Bota Sot
Mbahet mbledhje komemorative kushtuar atdhetarit Ramadan Haziri

Ferizaj

E premte, 21 shtator 2018

Mbahet mbledhje komemorative kushtuar atdhetarit Ramadan Haziri

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 07:22
Ramadan Haziri

Sot në Ferizaj mbahet mbledhje komemorative kushtuar ish të burgosurit politik dhe shkrimtarit, Ramadan Haziri, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në Ferizaj.

“Në kujtim të jetës dhe veprës të intelektualit, Ramadan Haziri, Komuna e Ferizajt më datë 2 shtator, ora 10:00 në Teatrin “Adriana” organizon mbledhje komemorative. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime familjes Haziri, miqve dhe të njohurve të tij, duke e vlerësuar lartë figurën e tij, angazhimin shumëvjeçar e të pakursyer për çështjen kombëtare si dhe kontributin në artin dhe kulturën ferizajase e mbarëkombëtare”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test