Në Ferizaj synohet krijimi i një administrate funksionale

Ferizaj

Në Ferizaj synohet krijimi i një administrate funksionale

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 15:27
Aurora Ramadani

Në konferencën e sotme për medie drejtoresha e Administratës së Përgjithshme në Ferizaj, Aurora Ramadani, ka përmbledhur punën gjashtë mujore të këtij departamenti.

Sipas saj, gjatë kësaj kohë është punuar në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të qytetareve si janë ofruar shërbime të avancuara për qytetarë. Ramadani ka thënë se synim i saj është të krijohet një administratë sa me funksionale, e përgjegjshme dhe e paanshme në shërbimet të qytetarëve dhe bizneseve.

“Të ofrojmë infrastrukture të avancuar profesionale, të avancojmë drejte digjitalizimit të administratës dhe në veçanti digjitalizimin e arkivit i cili është në kuadër të drejtorisë sonë e i cili është në gjendje të mjerueshme”, ka thënë ajo, bëhet e ditur përmes kumtesës për media.

U tha po ashtu se Drejtoria e Administratës së Përgjithshme është në proces e sipër për hartimin e organogramit të ri komunal, si dhe në përgatitjen e planit për organizimin e zgjedhjes së këshillave të fshatareve dhe lagjeve të qytetit, plan ky i cili do të diskohet edhe me shoqërinë civile.

Po ashtu u bë e ditur se në sektorin e gjendjes civile gjatë këtij gjashtë mujori janë përfunduar 33 mijë e 335 lëndë të ndryshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat