Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi, në konferencën e sotme për medie ka bërë ditur projektet e rëndësishme që ka zhvilluar kjo drejtori gjatë këtyre muajve.
Sipas drejtorit Bytyqi, njëri ndër projektet më kryesore ka qenë ai i hapjes së Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Sipas një komunikate, drejtori Bytyqi, ka thënë se kjo qendër ka rëndësi shumë të madhe për qytetarët ferizajas.
“Kjo është një arritje e madhe për qytetaret e Ferizajt, në veçanti për rinin, tashme po hapet një dritare e se ardhmes ,që garanton perspektiv zhvillimore ekonomike dhe sociale. Qendra e Inovacionit dhe ndërmarrësisë ne Ferizaj, synon te inkurajoj inovacionin, ndermarrsin zhvillimin e suksesshëm te biznesit, hulumtimit dhe zhvillimit, përkrahjen e ideve inovative si dhe realizimin e ekonomisë lokale. Qendra do të fokusohet ne inkubim, trajnim e hulumtim, zhvillim, monitorim dhe konsulencë, hapësire e përbashkët e punës, akselator biznesi, takime dhe konferenca B2B, dhe projekte donatoresh”, është shprehur drejtori Bytyqi.
Ai tha se Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, po vazhdon të përkrahë zhvillimin e sektorit privat me qellim të krijimit të vendeve të reje te punës.
”Me propozim tonë Komuna e Ferizajt ka edhe një Zone Ekonomike ku me shumicën e votave të anëtarëve të kuvendit shpallet vendimi për zone ekonomike, mundësimi dhe përmirësimi i kushteve për biznesin lokale është prioritet i platformës sonë qeverisëse. Nga Programi i Zhvillimit Rajonal te Balancuar , te lansuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal e mbështetur nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit kane përfituar 9 biznese nga Komuna e Ferizajt ne vlere afërsisht 100,000 euro për përkrahjen dhe zhvillimin te sektorit privat me qellim te krijimit te vendeve te reje te punës”, ka thënë drejtori Bytyqi.