Në Ferizaj marsh kundër punës së detyruar të fëmijëve

Ferizaj

Në Ferizaj marsh kundër punës së detyruar të fëmijëve

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 14:54
Marsh kundër punës së detyruar të fëmijëve

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës, Naim Ferati si dhe drejtorë komunal kanë marr pjesë sot në një aktivitet vetëdijësues, marshin për të drejtat e fëmijëve dhe kundër punës së detyruar të fëmijëve, organizuar nga “Caritas Kosova”, “Terre Des Hoes” – misioni në Kosovë si dhe shoqata e grupe të tjera sociale.

Duke theksuar angazhimin e qeverisjes lokale në drejtim të avancimit të të drejtave të fëmijëve, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, tha se institucioni i Kuvendit ashtu edhe Kryetari i Komunës, ka në agjendën e punës së institucioneve që drejtojnë, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

“Edhe në këtë segment, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, më lejoni që në emër të institucionit që drejtoj, Kuvendit të Komunës, por edhe në emër të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu të theksoj se ne gjatë kësaj periudhe qeverisëse kemi shënuar disa suksese siç janë miratimi i draft rregullores për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në fushën e arsimit kemi forcuar bashkëpunimin me organizata dhe këshille profesionale në ofrimin e shërbimeve sociale kurse si platformë e gjerë në këtë kuadër është edhe platforma politike e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu që ka kapitull të veçantë mbrojtjen e familjes/ gjegjësisht mbrojtjen e të drejtave të të rinjve dhe fëmijëve” – tha Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi, bëhet e ditur sipas kumtesës dërguar mediave.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të muajit të diversitetit kulturor, përkatësisht Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve dhe Ditës ndërkombëtare kundër punës së detyruar ndaj fëmijëve. 

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat