Së shpejti pritet të bëhet tenderimi i projektit “Bashkimi i Qytetit”

Ferizaj

Së shpejti pritet të bëhet tenderimi i projektit “Bashkimi i Qytetit”

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 13:42
Arbër Bytyqi

Drejtori i Infrastrukturës së Ferizajt, Arbër Bytyqi, sot gjatë një konference për media ka prezantuar arritjet dhe sfidat gjatë kësaj periudhe qeverisëse si dhe projektet kapitale të kësaj drejtorie që shumë shpejt pritet të fillojnë.

Një ndër projektet më të rëndësishme, sipas tij, është projekti i “Bashkimi i qytetit”, i cili ka një kosto prej 6 milionë euro.

Ai tha se ky projekt është një ndër premtimet kryesore të kryetarit Agim Aliu dhe se tashmë po merr jetë në vitin e parë të qeverisjes.

“Ka përfunduar projektimi detal dhe jemi në fazën e tenderimit. Projekti parasheh ndërtimin e nënkalimit për vetura nga rruga “Vëllezërit Gërvalla” deri në rrugën “Madeleine Albright” afër rrethit të spitalit. Po ashtu, në kuadër të këtij projekti, do të bëhet edhe vazhdimi i nënkalimit ekzistues nga rruga “Latif Hasani” në rrugën “Emin Duraku” edhe ky është një projekt shume i rëndësishëm që do të lehtësojë lëvizjen e veturave në rrugën “Ahmet Kaqiku”, si dhe do të rris sigurinë e lëvizjes për këmbësor”, tha Bytyqi.

Ai ka përmendur edhe një varg çështjesh që kanë të bëjnë me këtë drejtori, ndërsa ka veçuar që gjatë këtyre pesë muajve është arritur që të paguhen edhe mbi 4 milionë euro borxhe, operatorëve ekonomikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat