Mbledhja e Ferizajt zhvillohet me shumë tema - Bota Sot
Mbledhja e Ferizajt zhvillohet me shumë tema

Ferizaj

E martë, 19 qershor 2018

Mbledhja e Ferizajt zhvillohet me shumë tema

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 11:54
Agim Aliu

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka mbajtur mbledhje me drejtorët e drejtorive komunale, me ç ‘rast janë diskutuar një varg çështjesh të angazhimeve ditore si dhe planeve afatshkurtra në secilin sektor komunal.

Ndër temat tjera që u diskutuan në këtë mbledhje ishte edhe përgatitjet për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, përfundimi i pjesës së dytë të Testit të Maturës, fillimi i regjistrimit të nxënësve, rezultatet e Testit të Arritshmërisë ku rezultati i arritshmërisë është pozitiv me 2,74% më i lartë sesa në vitin e kaluar , menaxhimin me mirëmbajtjen e qytetit, me theks të veçantë mirëmbajtjen e kanaleve të reshjeve atmosferike që në rastin e reshjeve të dendura të shiut shpeshherë krijojnë telashe.

Sipas kumtesës dërguar mediave, temë e kësaj mbledhje ishte edhe organizimi për shënimin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës së Ferizajt, ku nga drejtorja e kulturës, rinisë dhe sporteve u konstatua se janë bërë përgatitjet e nevojshme për ditën e nesërme.

Çështje tjetër që u diskutua ishte edhe përgatitjet finale për hartimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore, ku drejtorja e financave raportoi detajisht për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe përgatitjet që janë bërë deri më tani. Ky dokument themelor për financat lokale është në përfundim pas konsultave me drejtorët e linjave dhe Kryetarin e Komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test