Nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen e pronës së qytetarëve nga zjarri

Ferizaj

Nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen e pronës së qytetarëve nga zjarri

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 16:36
Nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen e pronës së qytetarëve nga zjarri

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë “Ferizaj”, me qëllim të realizimit të projektit “Mbrojtja nga Zjarri” përmes së cilës bëhet mbrojtja e jetës së njerëzve dhe të mirave materiale prej rrezikut nga zjarri, fatkeqësive elementare dhe atye natyrore.

Me këtë rast kreu i Ferizajt u shpreh i kënaqur për këtë marrëveshje, pasi për një fazë do të eliminohet problemi i stafit në kuadër të zjarrfikësve që operojnë në territorin e Ferizajt, si dhe ky shërbim do t’i ofrohet me një shpejtësi rekord qytetarëve në rastet e rënies së zjarrit në pronat dhe pasurinë e tyre.

Në anën tjetër, Luan Salihu, kryetar i kësaj shoqate, u shpreh se me këtë marrëveshje do të angazhohen një numër zjarrfikësish vullnetarë, të cilët do të ofrojnë këtë shërbim në rastet e fatkeqësive natyrore dhe të zjarrit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat