Spitali rajonal, kryetari Aliu i vendosur të mbrojë interesin publik

Ferizaj

Spitali rajonal, kryetari Aliu i vendosur të mbrojë interesin publik

Më: 23 maj 2018 Në ora: 20:22
Kuvendi Komunal në Ferizaj

Ekzekutivi dhe legjislativi komunal i Ferizajt kanë pranuar një shkresë nga MAPL, përkatësisht MMPH, përmes së cilës kërkohet rishqyrtimi i ligjshmërisë së vendimit për anulimin e vendimit të kuvendit komunal 01 Nr. 73 të datës 30.04.2014, për ndërrimin e lokacionit për ndërtimin e spitalit të ri rajonal.

Pas shqyrtimit të kësaj shkrese, ekzekutivi komunal sqaron përmes një reagimi për media se vërejtjet e parashtruara sugjerojnë se MMPH ka kërkuar vetëm harmonizimin e vendimit të Kuvendit për parcelën ku do të ndërtohet spitali i ri rajonal dhe nuk paraqet kundërshtim të plotë të vendimit.

Sipas KK të Ferizajt, shkresa është dërguar pas tejkalimit të afatit ligjor 15 ditor dhe sipas Rregullores së Qeverisë së Kosovës për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, mos përgjigjja në afat ligjor nënkupton miratimin e aktit, apo hyrjes në fuqi.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është i vendosur në mbrojtjen e interesit publik lidhur me vendimin e Kuvendit të Komunës, dhe zbatimit dhe mbrojtjes së parimit të ligjshmërisë, shembujt e së cilës janë të njohura për qytetarët si standard që bën diferencën e kësaj qeverisje nga qeverisja e kaluar.

Qytetarët ferizajas janë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij projekti strategjik dhe vështirësitë përmes së cilave ka kaluar ky proces, thuhet më tej në reagim.

“Thirrjet e tjera dhe kauzat personale nga opozita jo konstruktive dhe e papërgjegjshme karshi interesave qytetare, që la pa realizuar këtë projekt tejet të rëndësishëm duke e bastarduar atë si projekt dhe ide, janë thirrje të dëshpëruara, dashakeqe të interesit qytetar dhe të ngutshme, kur kemi parasysh faktin se gjithë ky proces nuk ka marr epilog përfundimtar dhe se do të procedohet nga ana jonë sipas parashikimeve të ligjeve në fuqi”, përfundon reagimi i KK të Ferizajt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat