Përkujtohen dëshmorët Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani - Bota Sot
Përkujtohen dëshmorët Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani

Ferizaj

E premte, 17 gusht 2018

Përkujtohen dëshmorët Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani

Më: 10 maj 2018 Në ora: 11:44
Përkujtohen dëshmorët Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të kombit të UÇK-së, në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani.

Me këtë rast, Gafurr Bytyqi, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vlerësuar tejet lart kontributin e dëshmorëve, duke cilësuar veprën e tyre si të pavdekshme. 

E nga ana tjetër, Shaban Muhadini- vëllau i dëshmorit Hajriz Muhadini dhe Mejdi Hasani-vëllau i dëshmorit Elhami Hasani, kanë falënderuar të gjithë qytetarët pjesëmarrës në këto homazhe, duke theksuar se me homazhe po e lehtësojnë edhe dhimbjen e tyre.

Më tutje, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të tjerë institucional vendosën kurora lulesh tek lapidari në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test