Flet 15-vjeçarja që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me zyrtarin Komunal të Ferizajt - Bota Sot
Flet 15-vjeçarja që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me zyrtarin Komunal të Ferizajt

Ferizaj

E diel, 23 shtator 2018

Flet 15-vjeçarja që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me zyrtarin Komunal të Ferizajt

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 12:51
E.B

Vajza vetëm 15 vjeçare, tash e një javë është mbyllur në shtëpinë e saj. 15-vjeçarja me inicialet E.B, nga Komuna e Ferizajt, thotë se ka arsye të fort që nuk don të ketë kontakt me njerëzit e tjerë.

E mitura thotë se zyrtarët Komunal dhe disa punonjës tjerë brenda këtij objeki institucional, që nga java e kaluar përhapen propagand në qytet se ajo ishte vetmuar për rreth tre orë në njërën nga zyrat e Komunës.

Duke mos pasur ndjenjën e fajit, E.B, shpalos detajet se për cfarë ishte të mërkurën e 7 shkurtit në zyrën e Rexhep Bajrami, shef i Zyrës për Komunitete në Komunën e Ferizajt, e ku po dyshohet se me pjesëtarin e komunitetit ashkali, ka kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së tij.

E mitura, ka hedhur poshtë akuzat se në zyre ka kryer mardhënie seksuale me 53 vjeçarin, për të cilin thotë se e njehë që nga muaji prill i vitit të kaluar.

E mitura E.B, është nxënëse në klubin e karates ku pronar është Rexhep Bajrami.

Njejtë sikurse i dyshuari tjetër Rexhep Bajrami, edhe e mitura thotë se në zyrën e tij kishte shkuar për të kërkuar shumën prej 10 euro që i nevojiteshin për të blerë një palë syze.

E mitura i është kundërpërgjigjur edhe akuzave që Bajrami të premten e kaluar bëri në intervisten për arbreshi.info, se vajza përdorë drogë dhe merret me gjëra tjera të cilat e kanë devijuar.

Ajo pranon se vitin e kaluar kishte pasur një lidhje dashurie më një 20 vjeçar të komunitetit ashkali.

E.B, thotë se ishte detyruar, kërcënuar nga ai që të denonconte Bajram Rexhepin se po e ngacmonte seksualisht.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test