Pas aksidentit, flet ish kryetari Muharrem Sfarqa

Ferizaj

Pas aksidentit, flet ish kryetari Muharrem Sfarqa

Nga: G.B Më: 30 janar 2018 Në ora: 09:15
Muharrem Sfarq

Mbrëmë ish kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa ka pësuar aksident.

Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes llogarisë së tij në Facebook, ku ka thënë se ka shpëtuar pa lëndime, përcjell Bota sot.

Ai ka falënderuar për interesimin për shëndetin e tij.

Postimi i plotë:

Njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se sonte, derisa po ktheheshim nga qëndrimi si mysafirë, së bashku me ish-drejtorin e bujqësisë Ismet Vranovcin, patëm një aksident trafiku në fshatin Rahovicë. Për fat të mirë, shpëtuam pa lëndime të rënda. Pas ndihmës së parë, jemi në shtëpi dhe po e marrim veten. Me këtë rast falënderoj ekipin mjekësor që na doli në ndihmë me përkushtim maksimal, ndërsa Ismetit i uroj shërim të shpejtë. Falënderoj të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirët që u interesuan për ne dhe po na ofrojnë mbështetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat