Partia Demokratike e Kosovës dega në Ferizaj sot, e shtunë, nga ora 11:00 do të mbajë një konferencë për media.
Siç thuhet në njoftimin e kësaj dege të PDK-së, ata do të publikojnë dëshmi që përfshinë edhe dokumente që do të faktojnë një skandal në Komunën e Ferizajt.
Konferencën për media e kanë emëruar “A do të mund të ndalë prokuroria këtë Kryetar”, duke aluduar në të bëmat e kryetarit aktual nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muharrem Svarqa.