Policia e Kosovës në Ferizaj, dy ditë më parë, saktësisht të mërkurën kishte konfiskuar një të mituri, një motoçikletë.
Por, ky i fundit është futur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nga aty e ka marrë motoçikletën e konfiskuar, rast ky për të cilin janë publikuar edhe pamjet.
Policia e Stacionit në Ferizaj ka nisur hetimet.
“Në lidhje një video që është postuar në rrjetet sociale se një i mitur është futur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nga aty ka marrë motoçikletën e konfiskuar një ditë më parë. Policia e stacionit në Ferizaj ka nisur hetimin dhe për informata shtesë do të njoftoheni me kohë!”, kanë nga Policia e Ferizajit.