Macron apelon për mbrojtjen e demokracisë në BE - Bota Sot
Macron apelon për mbrojtjen e demokracisë në BE

Evropë

E mërkurë, 18 korrik 2018

Macron apelon për mbrojtjen e demokracisë në BE

Më: 17 prill 2018 Në ora: 11:48
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje evropianëve t'i rezistojnë rritjes së autoritarizmit dhe të ripërtërijnë përkushtimin e tyre ndaj demokracisë.

"Nuk dua t'i përkas një brezi të të përgjumurve që kanë harruar të kaluarën e tyre", tha Macron në një fjalim para Parlamentit Evropian në Strasburg.

"Dua t'i përkas një brezi që zgjodhi të mbrojë demokracinë e tij", tha ai.

Macron tha se "duket se ka nisur një luftë civile evropiane, ku nacionalizmi dhe egoizmi kanë përparësi".

Ai e dënoi, siç u shpreh, magjepsjen me joliberalët.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, e lavdëroi fjalimin e Macronit dhe përkushtimin e tij ndaj BE-së.

"Kjo është Franca e vërtetë", tha Juncker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test