NATO: Aktivizohet një batalion në Poloni afër kufirit me Kaliningradin

Evropë

NATO: Aktivizohet një batalion në Poloni afër kufirit me Kaliningradin

Më: 14 prill 2017 Në ora: 08:42
Ushtarët amerikanë në vendin Orzyzh në Poloni në kuadër të NATO-s

NATO-ja e ka aktivizuar një batalion të ri shumëkombësh në Poloni, afër kufirin me Kaliningradin e Rusisë, derisa presidenti i Polonisë, ka vlerësuar se ky ishte “një moment historik”, për vendin e tij.

Zyrtarët thanë dje se batalioni ishte stacionuar afër vendit Orzyzh, 60 kilometta nga kufiri me Kaliningradin, që është një territor rus i ndarë nga Rusia, në Detin Baltik.

Kjo njësi do të jetë nën komandën e Shteteve të Bashkuara dhe do t’i ketë afro 1 mijë ushtarë, përfshirë pjesëtarët nga Rumania dhe Britania, ndërsa pritet që ushtarët nga Kroacia do të bashkohen më vonë.

Alenaca veriatlantike po e forcon praninë e saj në pjesën lindore të Evropës, për t’i siguruar aleatët në periudhën e një vetëbesimi të rritur të Rusisë, pas anekismit ilegal të Krimesë së Ukrainës dhe mbështekjes së Moskës për separatistët në pjeësn lindore të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat