Qeveria e Italisë e ka shpallur ditën e shtunë, 27 gushtin, ditë zie kombëtare. Flamuri trengjyrësh i shtetit italian do të jetë në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat e institucioneve publike në vend.
Gjatë ditës së nesërme, do të zhvillohet edhe varrimi zyrtar për 49 viktima të tërmetit në komunën e Arkuata Del Trontos. Ceremonia zyrtare e varrimit pritet të zhvillohet në orën 10:30 minuta në Askoli Piceno. Aty pritet të marrin pjesë presidenti i Italisë, Serxhio Matarela dhe kryeministri Mateo Renzi.