Policia speciale turke arreston afro 200 ushtarë

Evropë

Policia speciale turke arreston afro 200 ushtarë

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 12:18
Ushtarët e dorëzuar

Në godinën e Komandës së përgjithshme të xhandarmërisë së Turqisë janë arrestuar afro 200 ushtarë

Në godinën e Komandës së përgjithshme të xhandarmërisë së Turqisë janë arrestuar afro 200 ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Arrestimet u realizuan pas një operacioni të ndërmarrë nga forcat e operacioneve speciale të policisë kundër përpjekjes për grusht shtet nga Organizata terroriste FETO.

Ushtarët e arrestuar janë nxjerrë jashtë ndërtesës nga forcat speciale policore gjysëm të zhveshur dhe janë drëguar drejt qendrave të paraburgimit me autobusët e bashkisë.

Gjatë operacionit në godinën e Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë ka shpërthyer një zjarr ku ende vazhdon të dalë tym ndërsa ekipet zjarrëfikëses kanë vënë nën kontroll zjarrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat