Disa orë para tragjedisë, policia ndaloi sulmuesin – U tha se po shiste akullore

Evropë

Disa orë para tragjedisë, policia ndaloi sulmuesin – U tha se po shiste akullore

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 18:16
Ilustrim

Mohamed Lahouaiej Bouhlel, një shofer kamioni profesionist rezulton se ka përdorur njohurit për protokollin për të ekzekutuar qytetarët në Ditën e Bastijës.‎

Autoritetet bëjnë të ditur se 31-vjeçarit kishte parkuar në rrugë për rreth nëntë orë para se të kryente sulmin masiv.

Në momentin që e ka pyetur policia, pse qëndron aty, ai u ka thënë atyre se po shkarkonte akullore.

Policia pavarësisht se e ndaloi kamionin, nuk bënë asgjë për ta larguar.

Ata e lejuan Mohamed Bouhlel të qëndronte në Promendade des Anglais, pasi ai pretendoi se po shkarkonte akullore.

Edhe pse kamionët dhe makineritë e rënda ishin ndaluar që të lëviznin në rrugë gjatë festave kombëtare dhe të dielave.

Por, Mohamed Bouhlel u lejua të qëndronte pasi ai e dinte se makinat që sjellin furnizime lejohen ndonjëherë që të shkelin rregullat.

Pas sulmit, në kamion policia i gjeti armë të rënda, pistoletë si dhe granata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat