Ai nuk pranoi t’i ndalonte policisë: Shihni si nisi sulmi terrorist në Nice

Evropë

Ai nuk pranoi t’i ndalonte policisë: Shihni si nisi sulmi terrorist në Nice

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 10:04
Sulmi në Nicë

Të paktën 80 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 janë plagosur nga një sulm terroristë në Francë me rastin e festimeve të Ditës Bastille.

Terroristi 31-vjeçar sulmoi turmën me kamionin e tij. Ai u qëllua për vdekje nga Policia franceze.

Sipas dëshmitarëve ai bërtiste “Allahu Akbar” – Zoti është më i madhi – para se të vritej.

Një sasi e madhe e armëve, granata dhe armë ‘të mëdha’ u gjetën më pas në brendësi të kamionit.

Terroristi 31 -vjeçar hyri forcërisht në “Shëtitoren e Anglezëve” në Nisë.

Ai nuk pranoi t’i ndalonte policisë, siç e dëshmojnë pamjet e mëposhtme dhe nisi të godiste njerëzit që kishin dalë të festonin Festën Kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat