Dronët e vegjël të mbushur me mjete të ndryshme shpërthyese nuk do të kishin ndonjë efekt, nëse do të godisnin pjesën e jashtme të tankeve ruse.
Por, ukrainasit kanë gjetur një mënyrë më të lehtë për t’i shkatërruar ato.
Në një video të postuar nga divizioni “Hija” e ushtrisë ukrainase gjatë të 8 majit, dronët e vegjël shihen duke fluturuar mbi tankun e braktisur rus T-90M, ku me saktësi të paparë arrijnë të hedhin granata dore amerikane M67 brenda kapakut që përdoret për të hyrë ushtarët.
Shihen tymi duke dalë nga tanku pas shpërthimit të granatës së dorës, e me kalimin e minutave tanku përfshihet nga zjarri – të pasuar me një seri shpërthimesh të municionet që gjendej brenda.
Bëhet fjalë për tankun 4 milionë dollarë që hidhet në erë nga një granatë dore 50 dollarëve, dhe një dron i vogël 2 mijë dollarësh.
The crew of a Russian T-90 left the hatch open. You know what happens if they do.. pic.twitter.com/EWTGZJgb61
— NOELREPORTS 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) May 8, 2024